×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kompania Toyota do të investojë në zhvillimin e veturave që fluturojnë

    Insajderi
    16 January 2020 - 10:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prodhuesi i veturave, Toyota i Japonisë thotë se do të investojë rreth 400 milionë dollarë në një kompani që punon për të zhvilluar vetura fluturuese të cilat do të siguronin “shërbime të shpejta, të qeta dhe të përballueshme të transportit ajror”.

    Toyota, më 16 janar, tha se investimi në transportin ajror ka qenë një “qëllim afatgjatë”.

    Presidenti i kompanisë, Akio Toyoda, tha se kompania që ai e udhëheq po transformohet.

    “Ndërsa ne vazhdojmë punën tonë në biznesin e veturave, kjo marrëveshje vendos vështrimin tonë në qiell”, tha Toyoda në një deklaratë.

    “Përmes kësaj përpjekjeje të re dhe emocionuese, shpresojmë të ofrojmë lirinë e lëvizjes dhe kënaqësisë tek klientët kudo, në tokë, dhe tani, në qiell” tha ai.

    Investimi i Toyota-s do të bëhet në kompaninë Joby Aviation, e cila po zhvillon një mjet transporti elektrik, me katër pasagjerë, që ngritet dhe ateron vertikalisht, si një helikopter.

    Kompania parashikon që prodhimi i saj të përdoret për transport komercial./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark