×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompania zvicerane humbë 100 milionë dollarë nga një mashtrim në Korenë e Jugut

    Insajderi
    23 February 2017 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompania zvicerane ABB, ka njoftuar të mërkurën se kanë rënë viktimë e një “skeme të sofistikuar kriminale” në degën e saj në Korenë e Jugut, me dyshime në shefin ekzekutiv përgjegjës për trajnimin e etikës.

    Sipas kompanisë zvicerane emri i të dyshuarit është, Oh Myeong, i cili është zhdukur më 7 shkurt dhe ABB më pas kishte zbuluar parregullsi të mëdha financiare, raporton Reuters.

    “Ekzekutivi dyshohet për falsifikim të dokumenteve dhe bashkëpunim me palët e treta për të vjedhur fondet”, ka thënë ABB,

    Në bazë të këtyre falsifikimeve është vlerësuar se ata kanë marrë 100 milion dollarë, për çështje të cilat analistët kanë ngritur shqetësime në lidhje me mbikëqyrjen e korporatës.

    Oh Myeon i moshës 50, u nis për në Hong Kong më 4 shkurt, katër ditë para se kompania paraqiti një ankesë kundër ekzekutivit në policinë e Koresë së Jugut, ka thënë një zyrtar i policisë të enjten. /Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark