Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompanisë “Taunita” iu zbuluan mbi 600 kg peshk të infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’

    Insajderi
    07 July 2025 - 19:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompanisë “Taunita” Sh.P.K. i janë gjetur mbi 600 kg mish peshku të infektuar me krimba.

    Veriu.info ka siguruar procesverbalin e inspektimit, të kompanisë “Taunita” nga inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, raportimin e testimit, dhe vendimin e agjencisë me të cilin urdhërohet kompania të ndaloj shitjen e kësaj sasie të peshkut të ngrirë ‘Merluc’.

    Në vendimin e nxjerrë nga AUV më datë 11.03.2024 për kompaninë “Taunita” Sh.P.K., thuhet se sasia e produktit të peshkut prej 618 kg subjekti është i obliguar ta kthej në vendin e origjinës apo të bëjë kërkesë Brenda afatit prej 60 ditësh për asgjësim të tij.

    Në arsyetim të vendimit të AUV që është marrë nga inspektorët Kreshnik Paçarizi dhe Qenan Maxhuni, tregohet se analiza e peshkut për prezencë të parazitit ‘Anisakis’ është bërë pas ankesës së një konsumatori nga regjioni i Pejës, raporton Veriu.info.

    Sipas vendimit të AUV, pas raporteve të testimit është konstatuar se peshku Hake Merluc Hubbesi i ngrirë HGT 100/200 g. është i infektuar me parazitin (krimba) ‘Anisakis’.

    Ndryshe, “Taunita” Sh.P.K. me pronar Armend Beqa, ka edhe tetë (8) njësi të kompanisë, të cilat funksionojnë si: Shitorja E Peshqve, Nj. Nr. 2 Shitorja E Peshqeve, Taunita Fish, Njësia Nr.3 Depo, Njesia TAUNITA, Njësia Nr.6 Taunita, Njësia Nr.7 Taunita, Njësia nr 8 Taunita.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark