Boksieri kosovar Arnold Gjergjaj këtë të shtunë do të ketë meçin e tij më të rëndësishëm në karrierë, kur përballë do të ketë britanikun David Haye.
Por, sipas bastoreve Gjergjaj nuk do ta ketë asnjë mundësi përballë britanikut, shkruan Express.
Fitorja e boksierit Haye, kuotohet me vetëm 1.01 nga Bet365, ndërsa në anën tjetër fitorja e Gjergjat me 17.00.
Mbetet të shihet nëse Gjergjaj do të arrijë të kalojë parashikimet dhe të bëjë një tjetër hap të madh në karrierë, drejt ngritjes në luftë për titullin kampion të botës. /Insajderi.com