×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Kompanitë e medias sociale sulmuan ashpër gjuhën e urrejtjes raportoi Komisioni Evropian

    Insajderi
    01 June 2017 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kompanitë e medias sociale si Facebook, Twitter dhe Google kanë bashkuar forcat për të adresuar gjuhën e urrejtjes në platformat e tyre respektive si përgjigje ndaj presionit të Bashkimit Evropian.

    Vitin e kaluar Facebook, Twitter, Youtube dhe Microsoft nënshkruan një memorandum i cili hyn në fuqi brenda 24 orësh pas shtimit të gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjeve raciste në median social nxitur edhe nga kriza Evropiane e refugjatëve.

    Ky memorandum përfshinte heqjen dhe çaktivizimin e llogarive, bashkëpunim më të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile dhe promovimi i anti narrativave të gjuhës së urrejtjes.

    Brenda 24 orësh, 58% e rasteve u adresuan nga Facebook sipas një raporti të Komisionit Evropian. Twitter hoqi 39% tyre ndërsa Youtube 42.6% të tyre.

    Në terësi të gjitha kompanitë kanë rritur numrin e përmbajtjeve të hequra me 59.2% të rasteve. Javën e kaluar ministrat e Bashkimit Evropian aprovuan planet të cilat do të detyrojnë rrjetet social të adresojnë përmbajtjet e rreme ndërsa qeveria Gjermane kërcënoi me gjobë 50 milion dollar ndërsa dështonin me këtë problematikë. /PCWorld Albanian

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark