
Britania e Madhe ka një plan konkret që t’i ndihmojë Kosovës në qeverisje të mirë, transparencë dhe llogaridhënie
Në një takim informues me gazetarë, zyrtarët e Ambasadës Britanike kanë shpjeguar se tashmë është në proces të tenderimit përcaktimi i një kompanie britanike rekrutuese, e cila do të kryente përzgjedhjen e kandidatëve për borde të caktuara të ndërmarrjeve publike.
Një marrëveshje pritet të nënshkruhet të hënën në mes ambasadorit britanike Ruairi O’Connell, kryeministrit Isa Mustafa dhe presidentit Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.
Në një seri përgjimesh telefonike të publikuara nga Insajderi në dy javët e fundit, dëshmohet se si Partia Demokratike e Kosovës ndërhynë në përzgjedhjen e personave për t’u emëruar në borde të agjencioneve të pavarura dhe institucioneve të tjera të vendit.
Një propozim i tillë si i Ambasadaës së Britanisë është dhënë edhe më herët në Kosovë dhe ideja është që të shtohet transparenca në proceset e përzgjedhjes së kandidatëve./Insajderi.com