Kompjuteri i Apple do të jetë tërësisht i zi - Insajderi
×
  • Biznes
  • Biznes

    Kompjuteri i Apple do të jetë tërësisht i zi

    Insajderi
    24 October 2016 - 17:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kjo nismë është bërë më herët nga Kupertino por nuk u zbatua kurrë, sipas faqes CNET, shkruan Tch.

    Kompania kaliforniane ka pritur disa vite për të nxjerrë versionin e ri të kompjuterëve të saj për të përmirësuar punimin e aluminit dhe ngjyrën metalike aktuale, që me kohën do të zëvendësojë të bardhën ngjyrë qumështi nga gjenerata e mëparshme.

    Por kjo nuk do të jetë detaji i vetëm që afron MacBook me iPhone pasi në këto modele do të jetë edhe sistemi i njohjes me gjurmët e gishtave dixhitale, (Touch ID), për ndezjen dhe një komandë në tastierë që ndez disa funksione.

    Të reja ka edhe për MacBook Air dhe Mac Mini. Më 27 tetor në San Francisco do të mbahet eventi “Hello Again”, një frazë e përdorur në 1998 në prezantimin e iMac të parë, dhe në 2010 nga Steve Jobs gjatë prezantimit të MacBook Air. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark