Programi kompjuterik, AlphaGo, ka fituar edhe në lojën e tretë të njëpasnjëshme në takimin prej pesë dueleve ndërmjet njeriut dhe makinës në lojën go.
Ky softver i kompanisë Google e ka mundur kampionin e Koresë Juugore, Lee Sedol, pas lojës që zgjati më tepër se katër orë, sot në kryeqytetin Seul. Kjo ndeshje shihet si njëri nga testet më të mëdha të forcës së inteligjencës artificiale.
Sistemet e kësaj inteligjence janë përpjekur për një kohë të gjatë të arrijnë sukes në lojën go, që më parë konsiderohej se është shumë e ndërlikuar për kompjuterët.
Rregullat e lojës go, që e ka origjinën nga Kina, primisht janë të lehta: dy lojtarët përpiqen t’i zënë hapësirat me gurë të bardhë dhe të zezë në tabelë, që është e ndarë me vija horizontale dhe vertikale dhe në një mënyrë i përngjanë tabelës së shahut./rel