×
  • Biznes
  • Biznes / Biznes

    Kompjuteri fiton 1.7 mln dollarë në poker

    Insajderi
    03 February 2017 - 21:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Inteligjenca artificiale ka dalë kampione edhe në një lojë si pokeri, e konsideruar deri më tani si një lojë krejtësisht njerëzorë.

    “Libratus” është një krijesë e “Carnegie Mellon University” dhe jo vetëm luan poker, por luan aq mirë saqë ka mposhtur katër emrat më të fortë të kësaj loje; Dong Kim, Daniel McCauley, Jim Chou dhe Jason Les.

    Që të katërt u dorëzuan dhe në fund humbën fisha në vlerën e 1.7 milionë dollarëve në fund.

    “Nuk besoja që do të arrinte deri në këtë pikë, sa Libratus të fitonte turneun duke mposhtur katër lojtarët më të mirë në botë”, thotë Tuomas Sandholm, profesor i “Carnegie Mellon University”.

    “Libratus” ishte pjesë e turneut të përvitshëm tashmë, “Truri njerëzor vs Inteligjenca artificiale në poker”. Ai është pjesë e Claudico, që mori pjesë në 2015 në të njëjtin turne dhe humbi.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Biznes
    21 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark