Inteligjenca artificiale e mposhti për të dytën herë kampionin botëror të lojës kineze Go.
Programi AlphaGo e siguroi fitoren pas triumfit edhe në pjesën e dytë të ndeshjes me tre raunde. Ekspertët thonë se Ke Jie luajti në mënyrë perfekte dhe e shty ne “limit” kundërshtarin e tij kompjuterik, por pa arritur ta mposhtë.
“Jam pak i trishtuar sepse mendoj që luajtja mjaft mirë. Megjithatë them se do të ketë raste të tjera për të fituar mbi AlphaGo”, thotë Ke Jie, kampion i lojës GO.
Lojtarët e kësaj loje kanë 19 gurë në dispozicion dhe luftojnë me njëri-tjetrin për të marrë nën kontroll sa më shumë nga territori i fushës që kanë përpara. ajo konsiderohet si një ndër më komplekset në botë, dhe për kompjuterin, është shumë më e vështirë se shahu.
Eksperiencën e saj, AlphaGo e ka grumbulluar nga studimi i ndeshjeve të vjetra e duke luajtur po kështu mijëra herë kundër vetes. DeepMind, kompania që e ka krijuar këtë program, thotë se ka në plan që këtë inteligjencë kaq të avancuar artificiale ta zhvendosë edhe në fusha të rëndësishme si mjekësia apo shkenca.