Kompleksi Eliza pa masa mbrojtëse, punëtori rrezikon jetën në skele 10 katëshe - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kompleksi Eliza pa masa mbrojtëse, punëtori rrezikon jetën në skele 10 katëshe

    Insajderi
    21 February 2022 - 16:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pamje shqetësuese të një punëtori ndërtimi i cili punon në lartësi të madhe pa asnjë mbrojtëse apo masë tjetër sigurie janë shkrepur sot në Fushë Kosovë, tek kompleksi “Eliza”, investim i Cima Construction.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar pamje me video se si një punonjës i ndërtimtarisë, pa asnjë mbrojtëse po kryen punën e tij në një lartësi të madhe, në skele mbi 10 kate, në një objekt banesor në ndërtim e sipër.

    Pamjet janë shkrepur tek kompleksi “Eliza” në Fushë Kosovë, ndërkohë që siç shihet edhe në video, punonjësi i ndërtimit nuk ka asnjë mbrojtëse apo masë sigurie deri sa kryen punën e tij në lartësi të madhe.

    Kompleksi “Eliza” në Fushë Kosovë, sipas kampanjave promovuese të saj, është i investuar nga kompania “CIMA SH.P.K.”, e regjistruar me emër tregtarë “Cima Construction”.

    Kompani kjo e regjistruar në ARBK në emër të biznesmenit nga Suhareka, Bali Kabashi, me 100% pronësi në të, derisa drejtor dhe person i autorizuar i saj figuron Haki Kabashaj.

    Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet kur punëtorët e ndërtimtarisë rrezikojnë jetën e tyre, dhe ka raste te ndryshme kur edhe kanë humbin jetën.

    Video


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark