Arne Slot do të jetë trajneri i ri i Liverpoolit, duke zëvendësuar Jurgen Kloppin, i cili do të largohet në fund të sezonit.
Sipas ekspertit, Fabrizio Romano, tashmë gjithçka është e përfunduar sa i përket marrëveshjes mes palëve, transmeton Express.
Liverpooli dhe Feyenoordi kanë nënshkruar të gjitha dokumentet për të kryer lëvizjen.
Zyrtarizimi nga klubet thuhet se është planifikuar që të bëhet këtë javë.