Komploti i Vladimir Putinit për ta paralizuar Bashkimin Evropian - Insajderi
×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Komploti i Vladimir Putinit për ta paralizuar Bashkimin Evropian

    Insajderi
    28 April 2022 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga David Patrikarakos “UnHerd”

    “Gjendja është shumë më e keqe nga sa mendojnë të gjithë”. Alan Riley është duke pirë çaj në oborrin e hotelit Radisson në qendër të Kishinaut, kryeqytetit të Moldavisë. “Kriza e fundit e energjisë këtë dimër ishte e jashtëzakonshme. Dhe tani e kuptojmë se pse Rusia e detyroi në fillim Evropën, të mbante një qëndrim aq të butë në lidhje mundësinë e me luftës”- thekson ai.

    Nëse Riley, anëtar i Qendrës Globale të Energjisë në think-tankun “Atlantic Council” është

    i saktë, taktikat e Putinit mund të japin shpejt frytet e veta. Kostoja e gazit dhe energjisë elektrike në Britani, mund të arrijnë së shpejti në 3.000 paund në muaj, në Gjermani 3.400 euro në muaj, në Francë 2.800 euro, dhe pak më poshtë se 2.000 euro në Itali dhe Spanjë.

    Historia e mbështetjes së BE-së tek gazi rus ishte krejtësisht e shmangshme, dhe për pasojë shumë frustruese. Deri në vitin 2013, vetëm 25 për qind e gazit natyror që importonte Evropa vinte nga Rusia. Por Evropa – dhe kjo jo për herë të parë – i bëri një favor Kremlinit. Ndjenja e gjatë anti-bërthamore e publikut në Gjermani, e përforcuar nga katastrofa bërthamore e Fukushimës në Japoni në vitin 2011, e nxiti Berlinin të braktiste zyrtarisht përdorimin e energjisë bërthamore.

    Ndërkohë, një seri tërmetesh rreth fushës së gazit në Groningen në Holandë – më i madhi në Evropë, me 2.740 miliardë metra kub gaz natyror – bëri që autoritetet holandeze të vendosnin të ndërprisnin prodhimin vitin e kaluar.

    Ishte një ”stuhi e përsosur” e dritëshkurtësisë dhe e qeverisjes së keqe, si dhe dëshirat revanshiste në Moskë, ato që e çuan në fund kontinentin në fushëbetejës e Ukrainës. Për të gjitha këto ka një zemërim të thellë dhe shumë të përhapur. Ukrainasit janë mirënjohës për të gjithë ndihmën që po u jep Perëndimi.

    Por në të njëjtën kohë ata nxitojnë të përmendin shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, që në fillim të këtij muaji deklaroi se ndërsa Brukseli i ka dhënë Ukrainës 1 miliard euro në formën e ndihmës së huaj që nga fillimi i luftës, teksa i ka paguar Moskës 35 miliardë euro energji.

    Ata nuk mund ta kuptojnë se si Brukseli është i lumtur të ndihmojë Ukrainën, dhe të paguajë njëkohësisht edhe makinerinë rusë të luftës. Në një zyrë në qendër të qytetit të  Odesës, u takova me Panteleimon Bumburas, një biznesmen vendas, dhe konsull nderi i Krimesë dhe Khersonit.

    “Të gjitha problemet filluan kur Federata Ruse filloi të fitonte më shumë se 1 miliard euro në ditë për shkak të veprimeve të Angela Merkel”- më tha ai. “Më besoni”-më tha së fundmi një qytetar i Odesës duke pirë çaj. “Tek Rusia nuk mund të mbështetesh për asgjë”- shtoi ai.

    Gjithsesi ne evropianët po e bëjmë këtë, dhe qytetarët nuk e kuptojnë ende arsyen.

    Riley thotë:“Ajo që bënë rusët në pranverën e vitit të kaluar, ishte një përgatitje për luftë. Ajo që ndodh normalisht, është se në pranverë Evropa, importon gaz me çmim të ulët, të cilin e depoziton në magazina. Në këtë mënyrë krijohen rezervat për dimrin.

    Në atë kohë, unë vura re dy gjëra. Së pari, që kjo gjë nuk po ndodhte; dhe së dyti, rusët nuk po shisnin në treg sasi gazi shtesë. Nëse nuk e bën këtë, çmimi rritet, dhe po ashtu edhe çmimi i kontratave afatgjata. Në këtë pikë, janë të pashmangshme faturat më të larta të energjisë për njerëzit e zakonshëm”.

    Riley mendoi se kjo ishte një përpjekje e Moskës për të imponuar certifikimin nga Gjermania të gazsjellësit “Nord Stream II”, për të cilin Shtetet e Bashkuara, po i bënin presion kësaj të fundit që në mos ta anulonte, të paktën ta shtynte vënien e tij në punë.

    Por e kishte pasur gabim. “Tani e kuptoj se ajo ishte një përpjekje për ta zbutur BE-në, në prag të nisjes së luftës në Ukrainë, për të siguruar që ajo nuk do t’i dilte në krah Ukrainës”.

    Putin nuk mund të ishte më i qartë sesa kaq:nëse sjellja e vendeve evropiane do të ndryshonte, Moska e dinte se do ta pushtonte Ukrainën pranverën e kaluar; dhe ishte e lumtur të dërgonte miliona ukrainas anembanë një kontinenti evropian, që do të zhytej në një krizë të thellë energjetike.

    Pra ky ishte një sulm jo vetëm kundër Ukrainës, por ndaj të gjithë neve. Riley identifikon një problem tjetër. “Ne hasëm shumë vështirësi edhe në aspekte të tjera. E gjithë axhenda e ndryshimeve klimatike e ka zbehur zërin e industrisë energjitike, që jo gjithmonë dëgjohet. Por fakt është që i dinim këto gjëra. Dhe paralajmërimet tona shkuan pa u vënë re, dhe çmimet e energjisë filluan të rriten”- thotë ai.

    Në një farë mase, bota po përballej që pranverën e vitit të kaluar me rritjen e çmimeve të energjisë, kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës kineze, teksa prodhimi industrial atje u rikthye në nivelet e para Covid-it, për të kënaqur kërkesën e ripërtërirë të konsumatorit.

    Por ajo që po shohim nuk është normale. Çmimet e gazit në Evropë, ndryshojnë zakonisht midis 150-500 dollarë për 1000 metër kub. Tani kostoja është 1000 dollarë për metër kub. Kjo më thotë Riley, është efekti i kompanisë ruse “Gazprom”. “Gjysma e mungesës së gazit në Evropë, mund t’i atribuohet drejtpërdrejt shterimit të qëllimshëm nga Gazprom të depozitave të gazit në BE”- thotë ai.

    Natyrisht, ne në Britani jemi shumë më pak të ndërvarur nga gazi rus. Ndërsa BE-ja e importon rreth 40 për qind të gazit të saj nga Rusia, Britania e Madhe blen më pak se 5 për qind të gazit dhe naftës nga Rusia. Por të gjitha janë të lidhura me të njëjtin treg, prandaj mungesa e gazit sjell sërish rritjen e çmimet e tij.

    Varësia është gjithmonë një mallkim. Për të kuptuar sa shumë, merrni rastin e Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë gazin e tyre argjilor, ndaj sot paguajnë 10 herë më pak sesa Evropa për energjinë. Për sa kohë që ne të vijojmë të mbështetemi tek gazi rus, këto probleme do të vazhdojnë.

    Riley beson se një zgjidhje mund të jetë taksimi i plotë i asaj që ne i paguajmë Rusisë për energjinë e saj, duke e bërë shumë më të vështirë funksionimin e makinerisë ruse të luftës. Në këtë aspekt Moska është shumë e cenueshme.

    Nëse dikur nuk ishte tamam një petro-shtet (i varur kryesisht nga të ardhurat e shitjes së naftës), pas sanksioneve perëndimore është bërë pothuajse një ekonomi me një industri të vetme. Por edhe me vendosjen e kësaj takse, mund të jetë tepër vonë.

    “Vuajtjet e njerëzve në Britani dhe mbarë Evropën për shkak të faturave të larta të energjisë, janë rezultat i drejtpërdrejtë i përgatitjes së Rusisë për luftë”- më thotë Riley ndërsa përfundon çajin e tij. Ai ndalon dhe pastaj më sheh me një buzëqeshje të lodhur. “Gazprom doli të ishte shumë më efektiv në zbatimin e planeve të luftës sesa vetë ushtria ruse”- përfundoi ai. /abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Op-Ed
    16 December 2024
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark