Kompozitori dhe dirigjenti amerikan Gregory Charette do të mbajë një ligjëratë nesër në Prishtinë.
“Ri-mendimi i eksperiencës muzikore” është titulluar prezantimi i cili njëherësh i paraprin edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës DAM i cili këtë do të hapet më 31 mars 2017 dhe këtë vit do të shmangë prezantimet tradicionale nëpër salla tradicionale.
Dirigjenti Charette do të flet në lidhje me zhvillimin e kësaj ideje tash e sa vjet nga kolektivi muzikor “Oerknal!” me bazë në Holandë të cilin e kishte themeluar bashkë me një grup muzikantësh.
“Oerknal!” është kolektiv unik i cili eksperimenton me modele të reja të interpretimit të muzikës dhe fokus ka muzikën bashkëkohore.
Ligjërata do të mbahet të shtunën nga ora 18:00 në Klubin e Boksit në Prishtinë. Numri i pjesëmarrësve është i limituar. /Insajderi.com