Komuna denoncohet pse shpërndau libër me motive politike në bibliotekat në Mitrovicë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna denoncohet pse shpërndau libër me motive politike në bibliotekat në Mitrovicë

    Insajderi
    18 June 2016 - 00:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aktivist i një grupi të pavarur të qytetarisë aktive në Mitrovicë e titulluar “Tjetërqysh” ka denoncuar Drejtorinë e Arsimit në Mitrovicë për shpërndarjen e librit në të cilin ish-lideri i partisë më të madhe opozitare portretizohet si “çeçen i Kosovës”.

    Sipas këtij grupi shpërndarja e librit të Sabri Maxhuni-Novosella  në hapësirat e bibliotekës së qytetit të Mitroviës, i titulluar “Çeçenizimi i Kosovës nëpërmes Albin Kurtit!…” është një libër “tendencioz me motive politike, pavarësisht qëndrimeve dhe bindjeve të gjithsecilit prej nesh”.

    “Tjetërqysh konsideron se në hapësirat e institucioneve lokale nuk duhet të shpërndahet literaturë apo libra që prishin solidaritetin politik të qytetarëve, pavarësisht se dikush mund ta pëlqejë apo ta injorojë librin”, thuhet në reagimin e aktivistit Besart Peci që ka denoncuar këtë çështje.

    “Tjetërqysh”, tutje i bënë thirrje Drejtorisë së Arsimit që “mos ta aplikojë këtë politikë të literaturës tendencioze e cila mund të etiketojë liderë dhe politikanë të ndryshëm”.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark