×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Analiza

    Komuna e Alban Hysenit kërkon që të shfuqizohet vendimi për tenderin e stadiumit që po përgatitej për dostat e tij

    Insajderi
    27 August 2024 - 17:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Gjilanit, ka kërkuar të shfuqizohet vendimi për anulimin e tenderit për renovimin e stadiumit të Gjilanit, të cilin Alban Hyseni ua besoj dostave të tij. Kjo komunë kishte shpërblyer me tender afro 15 milionë euro dy biznesmen të akuzuar për mashtrim. Bujar Shabanin, pronar i kompanisë “Bageri” dhe “Kosova Asfalt” dhe Fatlum Pirevën të “El-Bau”. Ky tender ishte anuluar pas raportimit të Insajderit.

    Gazeta Insajderi

    Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), në fillim të gushtit kishte marrë një vendim për të rikthyer në pikën zero procesin e tenderit për renovimin e Stadiumit në Gjilan.

    Ky vendim ishte marrë pas një ankese të bërë nga një operator ekonomik i cili ka konkurruar në këtë tender. 

    Ndërsa me datë 19 gusht, Komuna e Gjilanit, ka bërë ankesë ndaj Panelit Shqyrtues të Prokurimit, duke kërkuar që anulojnë vendimin me të cilin anulohet tenderi për dostat e kryetarit, Alban Hyseni.

    Në ankesën e dorëzuar nga kjo komunë, kanë pretenduar se vendimi i OSHP-së, nuk ka interpretuar saktë ligjin.

    Sipas, tyre vendimi për anulim është në kundërshtim me ligjin.

    Ne si AK konsiderojmë se ky vendim për anulimin e aktivitetit të prokurimit është nxjerrë në kundërshtim me gjendjen faktike dhe dispozitat ligjore të aplikueshme. Sepse në bazë të rrethanave të rastit konkret, paneli shqyrtues ka marrë një vendim që nuk është i mbështetur në gjendjen faktike dhe në dispozitat juridike të parapara me legjislacionin për prokurim publik. Kjo situatë sjell një moszbatim të drejtë të ligjit dhe një keqvlerësim të çështjes juridike në fjalë“, thuhet në ankesë.

    Tutje, aty thuhet se operatori ankues, nuk kishte plotësuar kriteret për tu shpallur fitues.

    Sipas Komunës, ky fakt u anashkalua nga OSHP.

    Nga ana e PSH janë anshkaluar provat dhe faktet vendimtare që tregojnë se oferta e Operatorit Ekonomik ankues, N.N.P. “Euro Construction”, nuk kishte plotësuar kushtet themelore administrative. Nga arsyetim i vendimit të PSH shihet qartë se paneli shqyrtues nuk e ka administruar dhe shqyrtuar fare faktin thelbësor për vlerësim të drejtë të kësaj çështje juridike, duke mos e theksuar se OE ankues u eliminua nga procesi i mëtutjeshëm i prokurimit pasi që oferta e tij nuk e kishte plotësuar njër kusht thelbësor administrativ sipas kërkesave formale të dosjes së tenderit për faktin se nuk e ka vendosur çmimit në pozicionin/artikullin “E.15.8 Material i imët i paspecifikuar “në paramasën dhe parallogarinë e ofertës së tij”, thuhet në ankesën e siguruar nga Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi ekskluzivisht pati raportuar mbi keqpërdorimet me tenderin afro 15 milionësh për të cilin kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni i shpërbleu dostat e tij.

    Për renovimin e stadiumit të Gjilanit grupin e operatorëve ekonomik që dhanë ofertën më të shtrenjtë, 14 milionë e 997 euro. Deri tek nënshkrimi i këtij tenderi dyshohet se janë kryer një sërë shkeljesh.

    Duke filluar nga menaxheri i zyrës së prokurimit i cili mundësoi nënshkrimin e këtij tenderi e deri të pronarët e kompanive të përzgjedhura. Drejtues dhe sponsorë të klubit futbollistik Gjilani, si dhe persona të afër me zëvendësministrin e Kurtit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark