Sot në Kuvendin Komunal të Drenasit është mbajtur seancë e jashtëzakonshme.
Ndër pikat e rendit të ditës ishte edhe dhënia e pronave të komunës personave fizik e juridik për 99-vjet, e cila me shumicë votash u miratuar.
Kjo u kundërshtua nga një pjesë e opozitës, si: Lëvizja Vetëvendosje, Demokratët për Drenasin, Green për Drenas e disa asamblistë të PDK-së.
Sipas tyre, komuna nuk ka bërë një analizë të thellë sa i përket vlerave të tyre dhe kjo gjë nuk është paraqitur detajisht.
Mirëpo sipas kryetarit Ramiz Lladrovci kjo është në të mirë të komunës pasi ka investitor që dëshirojnë t’i marrin për të hapur biznese të ndryshme duke krijuar vende pune.