Komuna e Ferizajt premton kompensim për fermerët e dëmtuar nga breshëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Ferizajt premton kompensim për fermerët e dëmtuar nga breshëri

    Insajderi
    05 August 2025 - 17:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Ferizajt ka njoftuar se do të angazhohet për kompensimin e fermerëve që pësuan dëme në kulturat bujqësore për shkak të reshjeve të fuqishme të breshërit që goditën rajonin më 4 gusht 2025.

    Përmes një postimi në Facebook, komuna bëri të ditur se drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami, dhe drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Alberton Sahiti, vizituan nga afër një prej fermerëve të prekur në fshatin Gaçkë për të parë gjendjen në terren.

    “Drejtorët komunal theksuan se Komuna, përmes Komisionit Profesional, do të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri dhe do të angazhohet në kompensimin e tyre për fermerët e dëmtuar, në bazë të mundësive buxhetore”, thuhet në njoftimin zyrtar.

    Ferizaj është një nga komunat që herë pas here përballet me dëme nga kushtet ekstreme atmosferike, ndërsa autoritetet lokale premtojnë vëmendje të shtuar ndaj nevojave të bujqve vendas.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark