×
  • Lajme
  • Analiza

    Komuna e Fushë Kosovës e shkel ligjin, investoi mbi 10 mijë euro në pronë private

    Insajderi
    13 July 2023 - 14:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zyra Kombëtare e Auditimit ka evidentuar se Komuna e Fushë Kosovës ka realizuar punime në një pronë private në vlerë mbi 10 mijë euro, shkruan Insajderi.

    Në raportin e publikuar nga ZKA për vitin 2022, bëhet e ditur se në kontratën për vendosjen e kubëzave të betonit në territorin e Fushë Kosovës, u vendosën kubëza edhe në një parking që është pronë e një biznesi privat.

    Për parkingun privat u shpenzuan 10 mijë e 303 euro, ndërsa kontrata e përgjithshme ishte në vlerë prej 81 mijë e 580 eurove.

    Ky veprim bie në kundërshtim me Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

    Neni 17:1 të LMFPP, thotë që Paratë publike do te përdoren vetëm për qëllime të miratuara publike. Asnjë autoritet publik, organizatë buxhetore, person apo ndërmarrje nuk mund te devijojnë, keq zbatojnë, ekspozojnë apo të përdorin në mënyrë të pa rregulltë paratë publike“, thuhet në raport.

    Nga ZKA kanë thënë se shpenzimi i parasë publike për investime në prona private diskriminon bizneset lokale dhe favorizon një biznes përkatës.

    Shpenzimi i parasë publike për investime ne prona private, dëmton buxhetin e komunës dhe njëkohësisht ndikon në diskriminimin te bizneseve lokale duke ndikuar në favorizimin të biznesit përkatës. Kryetari duhet të siguroj se para inicimit të procedurave të prokurimit për investimin e parasë publike të mos përfshihen në dosje të tenderit investimi i parasë publike në prona private por ato të shpenzohen vetëm për qëllime publike“, thuhet në raport.

    Zyrtarët komunal të Fushë Kosovës nuk kishin dhënë arsyetim për ZKA’në se përse ka ndodhur kjo.

    Zyrtarët nuk kanë ofruar ndonjë shpjegim për mos zbatim të kërkesës ligjore. Megjithatë, kontrolli jo i duhur fillimisht ne planifikimin e projektit si dhe në menaxhimin e kontratës, ka bërë që punimet e tilla te aprovohen dhe realizohet pagesa“, thuhet tutje në raport.

    Gazeta Insajderi ditën e sotme ka kontaktuar me zyrtarët në këtë komunë. Nga zyra për media kanë thënë se kanë ndihmuar një biznes në Vragoli, pasi që në trotuarin e atij biznesi kalojnë veturat.

    Komuna e Fushë Kosovës nuk është hera e parë që ju ndihmon bizneseve. Edhe në këtë rast ka ndihmuar, pozicioni i të cilit është i lidhur me urën problematike në Vragoli ku hyrje daljet e veturave janë po ashtu problematike dhe njëri prej këtij trotuari shfrytëzohet për hyrje daljen pra të veturave në Vragoli“, – tha zëdhënësi i komunës, Ali Topalli për Insajderin.

    GazetaInsajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark