×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Gjakovës shkel rëndë ligjin, publikon të dhënat personale të pacientëve që përfituan ndihma shëndetësore

    Insajderi
    10 June 2024 - 21:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Gjakovës ka bërë shkelje të rëndë të ligjit për “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” duke publikuar të dhënat e 200 aplikuesve që përfituan subvensione si pacientë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Gjakovë, shkruan Insajderi.

    200 pacientë u shpallën përfitues të subvencioneve për personat me sëmundje të rënda, rastet emergjente shëndetësore, sëmundjet e ndryshme kardiovaskulare dhe kancerogjene.

    Përmes vendimit të publikuar në faqen e komunës janë bërë publik edhe të dhënat personale të tyre.

    Aty janë të përfshirë numrat personal, diagnoza, numrat e telefonit dhe llogarinë bankare.

    Publikimi i të dhënave persona është i ndaluar përmes Ligjit NR.06/L-282 Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Të dhënat e pacientëve janë publikuar që nga muaji prill i këtij viti dhe ende vazhdojnë të jenë online.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark