×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komuna e Kamenicës pagoi rreth 30 mijë euro për profesorët që nuk kompensuan orët mësimore

    Insajderi
    12 May 2022 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Kamenicës ka paguar afro 30 mijë euro profesorët të cilët nuk i kanë bërë kompensimin e orëve të humbura, siç parashihet me kontratë, shkruan Gazeta Insajderi.

    Për shkak të mbylljes së disa shkollave si rezultat i reformës në arsimit, 30 profesorë nuk kompensuan orët mësime të humbura, siç e përcaktonte kontrata e punës.

    Zyra Kombëtare e Auditimi ka gjetur se të njëjti ishin paguar në mënyrë të rregullt nga kjo komunë, ku kjo ka rezultuar me pagesa të parregullta në vlerë prej rreth 29 mijë 297 euro.

    “Në 30 raste gjatë vitit 2021, kemi identifikuar se, stafi i komunës në sektorin e arsimit, gjendjen reale të orëve të mbajtura e kishin më të ulët se ajo e përcaktuar me kontratë. Në anën tjetër, kompensimi i pagave ishte bërë sipas orëve/pagave të përcaktuara me kontratë dhe jo sipas gjendjes reale të orëve të mbajtura. Rrjedhimisht kjo ka rezultuar me pagesa të parregullta në vlerë prej rreth 29,297€”, thuhet në raport.

    “Kontratat e punës përcaktojnë të drejtat dhe obligimet mes palëve, ndër të tjera përcaktojnë edhe fondin e orëve që punëmarrësi është i obliguar të mbajë si dhe pagën me të cilën ka të drejtë të kompensohet për fondin përkatës së orëve”, thuhet me te jnë raport./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark