×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Përparim Ramës harron t’i ngrohë “Banesat e Bardha”, Termokosi premton shtrirjen e gypave më 2025

    Insajderi
    20 October 2024 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës në qershorin e 2023-ës i kishte ftuar banorët e “Banesave të Bardha” për t’i informuar mbi projektin e ngrohjes.

    Ndonëse në njoftim u tha se ngrohja po vjen, lërë që nuk erdhi në sezonin e kaluar, por s’ndodhi as në të tanishmen.

    Krejt çfarë mund të bëhet përgjatë fundit të 2024-ës nëse punët ecin mbarë e mirë, është që ka shans që së paku të nisin punimet, meqë kjo lagje kaherë e ka rrjetin e instaluar.

    Banorët e këtyre blloqeve banesore shprehen të mllefosur dhe thonë se komuna i ka harruar ata.

    Madje qytetarët kanë edhe një hallë shtesë, sipas tyre nuk ka logjikë që të punohet në pllato, pa u kryer punimet nga Termokos.

    Megjithëkëtë nga ngrohtorja e qytetit thonë se fillimisht ishte menduar që punimet e pllatosë së bashku me ato të Termokosit të ecnin paralelisht, por që ky plan dështoi, dhe tani kanë një alternativë.

    Sipas kryeshefit të kësaj ndërmarrje në trasenë ku do të shtrihen gypat e Termokosit në të ardhmen e afërt potencialisht nuk do të ndikojnë në prishjen e pllatosë.

    Derisa kjo ndërmarrje publike arsyetohet se subvencioni nga komuna në vlerë prej 5 milionë eurosh e që u bllokua nga Ministria e Financave, ua ka pamundësuar ti nisin punimet më herët, megjithëse ngrohja e “Banesave të Bardha” në Bregun e Diellit sipas Termokos do të bëhet me buxhetin e tyre.

    Ndaj 2025-ta është afati dhe premtimi që këto ndërtesa të ngrohen përfundimisht nga ngrohtorja e qytetit. /Klan Kosova/

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark