Komuna e Podujevës demanton Mulliqin: U shkarkua për mosefikasitet në punë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komuna e Podujevës demanton Mulliqin: U shkarkua për mosefikasitet në punë

    Insajderi
    02 August 2022 - 21:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Podujevës ka demantuar ish-drejtorin e Inspekcionit në këtë komunë, Besnik Mulliqi, i cili fajësoi Kryetarin Shpejtim Bulliqi për shkarkimin e tij nga kjo pozitë.

    Sipas komunës së Podujevës, njëra nga arsyet kryesore për lirimin nga detyra të Mulliqit është mosefikasiteti i punës së drejtorisë.

    Edhe pse Mulliqi sot deklaroi për Insajderin se rrënimi i dy objekteve në Orllat ishte një nga arsyet, komuna po e mohon një gjë të tillë.

    Në reagimin e Komunës në Facebook thuhet se njoftimi për lirimin nga detyra të drejtorit Mulliqi është bërë qysh nga data 20 qershor kurse lirimi i tij zyrtar nga detyra është bërë me datën 29 të muajit të kaluar.

    “Njoftimi për lirimin nga detyra të drejtorit Mulliqi është bërë që nga data 20 e muajit të kaluar ndërsa lirimi i tij zyrtar nga detyra është bërë me datën 29.07.2022, dhe nuk ka të bëjë me rrënimet që kanë ndodhur sot në fshatin Orllan, siç po deklarohet para opinionit dhe mediave.

    Mbi këtë bazë janë ndërmarrë edhe masa ndaj zyrtarëve komunal të inspeksionit për mos kryerje të detyrave zyrtare në ndalimin e ndërtimeve pa leje dhe ruajtjen e mjedisit në zonën e Orllanit.”, thuhet në reagimin e Komunës.

    Ndërkaq, ditëve në vijim pritet të kërkohen sqarime shtesë për të gjitha ndërtimet pa leje. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark