Komuna: Nga 31 marsi transportuesit për Podujevë obligohen të parkohen në Stacionin e Autobusëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna: Nga 31 marsi transportuesit për Podujevë obligohen të parkohen në Stacionin e Autobusëve

    Insajderi
    24 March 2025 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Podujevës ka njoftuar të gjithë transportuesit e udhëtarëve që operojnë brenda territorit të saj, se nga data 31 mars 2025, do të kenë detyrimin të hyjnë dhe të operojnë vetëm nga Stacioni i Autobusëve, shkruan Insajderi.

    Pas kësaj date, parkimi dhe marrja e udhëtarëve në hapësirat që janë përdorur deri më tash do të ndalohen plotësisht.

    Në njoftimin e lëshuar nga Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, thuhet se do të merren masa ndëshkimore ndaj çdo operatori që nuk i përmbahet këtij vendimi.

    Inspektorët dhe organet kompetente të komunës do të monitorojnë zbatimin e kësaj mase dhe do të ndërmarrin veprime të përshtatshme ndaj shkelësve.

    “Ndaj secilit operator që vepron në kundërshtim me këtë njoftim do të merren masa ndëshkimore nga inspektorët dhe organet tjera kompetente”, thuhet në njoftim.

    Këtu e gjeni njoftimin e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark