×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës del me njoftim të rëndësishëm për bletarët

    Insajderi
    01 July 2024 - 17:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës, ka nisur me dezinsektimin hapësinor në kryeqytet.

    Këtë e ka bërë të ditur drejtoresha për Zhvillim Rural, Donjeta Dragusha.

    Në një shkrim në Facebook, Dragusha ka publikuar oraret për bletarë, teksa ka bërë thirrje për kujdes ndaj bletëve.

    Dezinsektimi do të fillojë çdo ditë nga ora 19:30.

    Dita e parë: 29.06.2024 – Ulpiana, Dardania, Arbëria, Shkabaj, Zona Industriale, Kazerma Adem Jashari.

    Dita e dytë: 30.06.2024 – Aktash, Parku i Qytetit, Pejton, Lakrishte, Vellushe, Muhaxherët, Tophane, Qendra e Qytetit, Mramor, Makovc.

    Dita e tretë: 01.07.2024 – Prishtina e Re, Veternik, Qëndresa, Lagjja Nic, Kodra e Trimave.

    Dita e katërt: 02.07.2024 – Bregu i Diellit, Lagjja e Spitalit, Mat, Kalabria, Kolovicë, Kolovicë e Re.

    Dita e pestë: 03.07.2024 – Taslixhe, Velani, Taukbashqe, Sofali, Gërmi.

    Dita e gjashtë: 04.07.2024 – Hajvali, Bërnicë e Epërme, Bërnicë e Poshtme, Bardhosh, Teneshdoll, Vranidoll, Rimanishtë, Barilevë, Prugovc, Besi, Bardhosh.

    “Në ditët e dezinsektimit ju lutem të bëni kujdes në mbrojtjen e bletëve”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark