Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Prishtinës, Plator Gërdovci, ka thënë se Komuna do t’u dalë në ndihmë të gjithë bujqve dhe fermerëve të prekur nga dëmtimet atmosferike.
Sot, vizitova bujqit në fshatin Koliq, të mbjellat e të cilëve u dëmtuan nga breshëri i rënë këto ditë. Komuna e Prishtinës do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’iu dalë në ndihmë bujqve dhe fermerëve, në çdo situatë të tillë.”, ka thënë Gërdovci.
Ndërkaq, ai ka siguruar të gjithë bujqit dhe fermerët që kërkesat e tyre do të dërgohen edhe në Ministrinë e Bujqësisë.
“Kërkova nga ta që të dorëzojnë kërkesë në Drejtorinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vlerësimin e dëmeve nga komisioni përkatës dhe i njoftova që të gjitha kërkesat do të adresohen në Ministrinë e Bujqësisë.”, ka thënë Gërdovci.