Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët ta largojnë vetë borën para objekteve të tyre – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët ta largojnë vetë borën para objekteve të tyre

    Insajderi
    11 January 2017 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët që të largojnë borën para objekteve të tyre, qoftë afariste apo banesore, sepse sipas komunës ky është obligim qytetar.

    “Tërheqim vërejtjen se në bazë të nenit 138 të Rregullores për Shërbime Publike 01 nr 352-1934, e aprovuar më 28 korrik 2010, përcaktohet që përgjegjësia për heqjen e borës në trotuareve para objekteve, qofshin afariste apo banesore, është e pronarëve, apo shfrytëzuesve të atyre objekteve”, thuhet në njoftimin e komunës.

    Më tej në komunikatë thuhet se qytetarët janë të obliguar që borën dhe akullin ta grumbullojnë përskaj trotuareve, kurse kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve janë të obliguar që atë ta bartin jashtë qytetit.

    “Poashtu, kërkojmë nga Policia e Kosovës që t’i largojë automjetet nga trotuaret, në mënyrë që trotuaret të mund të pastrohen”, përfundon njoftimi i komunës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark