Komuna e Prishtinës liron edhe dy hapësira publike - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës liron edhe dy hapësira publike

    Insajderi
    09 August 2016 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtoria e Inspeksionit të Komunës së Prishtinës ka ndërmarr aksion për lirimin e dy hapësirave publike që ishin uzurpuar nga kompani private.

    Në rrugën “Nazim Gafurri”, inspeksioni  ka rrënuar një shtresë të objektit që një lokal,  e cila ishte shtuar pa pasur leje paraprake. Ndërsa rasti tjetër ka të bëjë me shtrimini e asfaltit në një hapsirë gjelbëruese pa poseduar leje nga organet kompetente.

    “Në të dy rastet, Inspektorët e Rendit Komunal kanë urdhëruar paraprakisht palët që t’i heqin të gjitha shtesat pa leje. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspekcionit është detyruar që të intervenojë, duke e rrënuar kështu shtesën pa leje në objekt, si dhe duke liruar hapësirë publike për gjelbërim”, njofton komuna e Prishtinës. /Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark