Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të shtunën do të fillojë së zbatuari projektin e deratizimit vjeshtor (eliminimi i brejtësve), i cili do të kryhet në rrjetit të kanalizimit të qytetit si dhe në bodrumet dhe garazhet publike.
Përmes një njoftimi, Komuna njofton se ky proces “ka për qëllim ruajtjen e shëndetit publik përmes zvogëlimit dhe mbajtjes nën kontroll të numrit të brejtësve që qarkullojnë nëpër rrjetin e kanalizimit e që mund të paraqesin kërcënim për shëndetin publik të qytetarëve.”
“I lusim të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues me kompanitë që janë të angazhuara për ta realizuar projektin e deratizimit, thuhet në njoftim./Insajderi.com