Komuna e Prishtinës paralajmëron padi ndaj Avdi Ferrit – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës paralajmëron padi ndaj Avdi Ferrit

    Insajderi
    22 April 2017 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar ngritje të padisë ndaj Avdi Ferrit, kryesuesit të bordit të Trafikut Urban, pas akuzave të tij se “autobusët e rinj të Komunës së Prishtinës janë të vjetër dhe të ngjyrosur”.

    Në një intervistë me Klan Kosovën, Ferri deklaroi se autobusët e rinj që ka blerë Komuna e Prishtinës janë të falsifikuar. Ka thënë po ashtu se autobusët nuk kanë ardhur nga Çekia, siç ka njoftuar komuna, por nga Kroacia.

    E Komuna e Prishtinës i ka quajtur shpifje dhe trillime deklaratat e Ferrit.

    “I ashtuquajturi kryetar i bordit të Trafikut Urban, Avdi Ferri, i caktuar jashtligjshëm nga aksionarët Shiqeri Spahiu dhe Lirie Avdiu, doli sot publikisht duke shpifur për projektin e fundit të Trafikut Urban, konkretisht për autobustë e rinj”, thuhet në reagimin e Komunës së Prishtinës, raporton Insajderi.

    Madje, komuna ka paralajmëruar ngritje të padisë ndaj tij.

    “Komuna e Prishtinës do të vazhdojë të qeveriset në bashkëpunim me qytetarët dhe punëtorët. Për të gjitha deklarimet si këto të Avdi Ferrit, do të ketë veç një përgjigje – Padi për shpifje”, ka paraljmëruar komuna. /Insajderi.com

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark