Komuna e Prishtinës përuron ashensorin për personat më aftësi të kufizuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës përuron ashensorin për personat më aftësi të kufizuara

    Insajderi
    28 December 2016 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nga sot personat me aftësi të kufizuara do ta kenë më të lehtë qasjen në objektin e Komunës së Prishtinës.

    Këtë do ta mundësojë platforma dhe ashensori që u përurua sot në këtë komunë.

    1

    Me këtë rast, Drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi, shprehu kënaqësinë që tash në fund të vitit u finalizua ky projekt i rëndësishëm për qasje të barabartë të personave me aftësi të kufizuara.

    Nushi bëri të ditur se ky projekt ka kushtuar 52mijë e 800 euro dhe është financuar komplet nga buxheti i Komunës.

    2

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, tha se është i lumtur që më në fund përfaqësuesit e shoqatave të personave me aftësi të kufizuara do t’i takojë në zyrë të tij e jo si deri më tash në sallën e Kuvendit apo diku tjetër për shkak të qasjes së kufizuar.

    3

    “Me këtë projekt Prishtina po bëhet më e barabartë”, tha Ahmeti duke treguar edhe për projekte tjera, siç janë shiriti në trotuare për të verbër, qasje më të lehtë në hyrje të banesave, si dhe objektet tjera publike, thuhet në komunikatën e komunës.

    4

    Afrim Maliqi – drejtor i shoqatës Handikos, tha se tash e tutje do të jetë shumë më lehtë për personat me aftësi të kufizuara që të kryejnë punët në Komunë.

    Shfrytëzimi i ashensorit dhe platformës do të bëhet me kartela, më ç’ rast u pajisën të gjitha shoqatat në bazë të numrit të anëtarëve të tyre./Insajderi.com

    6

    5


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark