Komuna e Prishtinës pritet të marr kredi prej 10 milionë euro, çfarë po paralajmëron për vitin e ardhshëm – Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Komuna e Prishtinës pritet të marr kredi prej 10 milionë euro, çfarë po paralajmëron për vitin e ardhshëm

    Insajderi
    14 November 2022 - 20:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka paralajmëruar se vitin e ardhshëm në Prishtinë do të vijnë autobusët e rinj.

    Zogaj ka thënë se me EBRD po negociojnë kredinë e re, në vlerë prej mbi 10 milion eurove.

    “Me EBRD po negociojmë kredinë e re, në vlerë prej mbi 10 mil EUR, për blerjen e autobusëve të rinj! Marrëveshja nënshkruhet këtë vit. Autobusët do t’i kemi në Prishtinë vitin e ardhshëm. Faleminderit EBRD, Trafikut Urban dhe kolegëve të Komunës për punën shumë konstruktive”, ka shkruar Zogaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark