
Tarifa startuese e taksive në Prishtinë, nga 1.50 është bërë 2 euro.
Kështu ka vendosur Komuna e Prishtinës, në mbledhjen e fundit.
Sipas dokumentit, është miratuar ndryshimi dhe plotësimi i i vendimit 01. Nr.344-40495, e datës 27.03.2013, për caktimin e çmimores për transportin publik të udhëtareve me ato-taxi, në Komunën e Prishtinës.
Në dokumentin zyrtar të nënshkruar nga kryetari Përparim Rama, bëhet e ditur se vendimi është marrë të premten që shkoi, më 11 mars.
Ndërkaq, duhet theksuar se produktet e naftës janë duke u shtrenjtuar vazhdimisht qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Autoritetet qeveritare në Kosovë, deri më tash, kanë vendosur marzhë tregtare – që do të thotë çmim maksimal – për derivatet e naftës dhe kanë hequr akcizën e karburanteve për fermerët.
Së fundi çmimi për një litër naftë në Kosovë ka shkuar deri 1.80 cent për litër.