Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur se është shpallur tenderi për parkun e ri afër sallës “1 Tetori”.
“Në bashkëpunim me DEMOS është shpallur tenderi për punimet në parkun e ri afër sallës ‘1 Tetori’ (pjesën e sipërme)”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
“Ky park i ri i karakterit sportiv do t’i shërbejë qytetarëve të Prishtinës për rekreacion (streetball, pinpong, fitness, shah etj). Shpallja është botuar në gazetat ditore dhe ofertat dorëzohen deri më 15 shkurt”, ka shtuar ai./Insajderi.com