Komuna e Prishtinës ka njoftuar se pas reshjeve të mbrëmshme të borës, të gjitha rrugët në kryeqytet janë plotësisht të kalueshme.
“Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se megjithë reshjet e borës nga nata e mbrëmshme dhe sot, të gjitha rrugët si në qytet poashtu edhe pjesët rurale janë plotësisht të kalueshme”, thuhet në komunikatën e dërguar nga Komuna.
Ajo ka bërë të ditur se i ka gjithsejt 8 kompani të kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve, nga to 6 në pjesën urbane, kurse 2 në zonat rurale të territorit të Komunës, raporton Insajderi.
“Lusim vozitësit që të kenë kujdes të shtuar dhe mos të dalin pa pajisje dimërore. Poashtu i inkurajojmë qytetarët që për çfarëdo problemi të kotaktojnë Qendrën e Thirrjeve falas në numrat: 0800 12233; 0800 12244 dhe 080012255”, thuhet ndërtjerash në komunikatën e Komunës së Prishtinës. /Insajderi.com