Komuna e Prishtinës thotë se nuk ka vërejtur punime në Kishën brenda UP-së – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Prishtinës thotë se nuk ka vërejtur punime në Kishën brenda UP-së

    Insajderi
    11 April 2017 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Njoftimi nga organizata Demokracia Studentore se në kishe ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës se po punohen fshehurazi nuk janë vërejtur punime nga Komuna e Prishtinës.

    Mexhid Ramusa, nga kjo organizatë gjatë ditës tha se një grup serb në mbështetje me disa priftërinë po tentojnë ta vënë në jetë kishin ortodokse në mënyrë tinëzare duke penguar zhvillimin e UP-së.

    Por sipas Komunës së Prishtinës, që nga koha e ndërprerjes së punimeve për shkak se ai objekt është pa leje nuk ka pasur më asnjë punim në të.

    “Komuna e Prishtinës ka ndaluar punimet në këtë objekt për shkak të mungesës së dokumentacionit përkatës. Që nga ajo kohë, në inspektimet e rregullta që bëhen, nuk është vërejtur zhvillim i punimeve atje. As sot”, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.

    Në njoftimin e kësaj organizatës studentore thuhet se nga studentët janë parë disa serb dhe priftërinj duke punuar në atë objekt ata kërkuan që të ndalen hyrjet e atyre personave në të kundërtën ata paralajmëruan protesta.

    “Nëse nuk ndalen hyrjet e serbëve brenda këtij objekti, ne do të fillojmë me organizimet e studentëve duke protestuar në të gjithë mënyrat e mundshme për t’i ndaluar këto punime tinëzare të motivuara për nxitje të urrejtës ndaj shqiptarëve”, thuhet në njoftim.

    Me 15 shtator ishin ndërprerë punimet në kishën ortodokse në kampusin e UP-së për shkak se mos posedimit të lejes së punës nga Komuna e Prishtinës./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark