Komuna e Prizrenit ka hapur dy tendere që kanë të bëjnë me festat e fundvitit. Edhe pse na ndajnë pesë muaj deri atëherë kjo komunë ka vendosur që t’i nis përgatitjet qysh tani. Dy njoftimet për kontratë që u publikun dje kapin shifrën prej 168 mijë euro, ndonëse vitin e kaluar kjo komunë kishte shpenzuar 46 mijë euro për dekorimin e qytetit.
Gazeta Insajderi
Kuvendi Komunal i Prizrenit, ka hapur tender për “Dekorimi i qytetit për festat e fund vitit“, në vlerë prej 90 mijë euro.
Njoftimi për kontrata u dha dje 02.07.2024 ndërsa ofertat do të pranohen deri me 24.07.2024.
Në dosjen e tenderit theksohen edhe pjesët e qytetit që do të dekorohen:
Dekorimi i qytetit për festat e fund vitit: Sheshi i Shatërvanit , Sheshi i Dëshmorëve kalaja rruga ‘Remzi Ademaj’ rruga ‘Shuaip Spahiu’ rruga ‘Adem Jashari’ parku te qafa e kishës, shtrati i lumbardhit & ura e arastës oborri te shtëpia e bardhë rrethi në bazhdarhane.
Kjo komunë ka planifikuar të shpenzoj mbi 78 mijë euro edhe për një kontratë tjetër që ka të bëj me të njëjtin arsyetim.
Tenderi “Ndërtimi i shtëpizave për festat e fundvitit “, u hap po ashtu dje.
Në dosje theksohet se do jenë 8 copa shtëpiza të Tipt A dhe 7 copë të Tipit B.
“Furnizimi, ngarkimi, transporti, shkarkimi, përpunimi, montimi, vendosja dhe përforcimi i shtëpizave nga druri (dhe të gjitha elementeve përcjellëse). Shtëpizat e drurit Tipi A:(me destinim të ndryshëm), 8 copë me dimensione 200x200x230cm, të cilat do të jenë me konstruksion druri dhe elemente çeliku me mveshje nga druri i bungut“, thuhet në njoftim.
Për zbukurimin e qytetit të Prizrenit për festat e fundvitit komuna në vitin 2023 kishte ndarë një shumë në vlerë prej 46.836 mijë euro.
/Insajderi.org/