Komuna e Rahovecit shpërblen me 50 euro qytetarin që e denoncoi ndotjen e mjedisit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Rahovecit shpërblen me 50 euro qytetarin që e denoncoi ndotjen e mjedisit

    Insajderi
    13 May 2025 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një qytetar i komunës së Rahovecit ka raportuar një rast të hedhjes ilegale të mbeturinave në hapësirë publike.

    Për këtë gjest, kryetari i komunës, Smajl Latifi e ka shpërblyer me 50 euro, shkruan Insajderi.

    Sipas dokumentit zyrtar, falë denoncimit të qytetarit, rasti është trajtuar nga Inspektorati komunal dhe është identifikuar dhe ndëshkuar shkaktari i ndotjes.

    Në vendim thuhet se shpërblimi ka për qëllim të nxisë angazhimin qytetar dhe të forcojë ndërgjegjësimin publik për ruajtjen e ambientit në komunën e Rahovecit.

    Komuna njofton se do të vazhdojë me këtë praktikë edhe në të ardhmen, duke ftuar qytetarët të jenë pjesë aktive në ruajtjen e mjedisit.  


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark