Birra, mish e ushqime të tjera janë paguar me taksat e qytetarëve nga Komuna e Skenderaj. Gazeta Insajderi ka siguruar faturat për dreka e darka që kapin vlerën e mbi 10 mijë euro nga komuna që drejtohet nga Fadil Nura.
Komuna e Skenderajit vetëm për katër muaj ka shpenzuar mbi 10 mijë euro të taksapaguesve për darka dhe dreka zyrtare, raporton Gazeta Insajderi.
Kjo komunë që udhëhqet nga Fadil Nura, i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili me 30 nëntor kishte dhënë betimin e kryetarit, ka shpenzuar për ushqim dhe pije gjithë këtë shumë, për muajin nëntor, dhjetor, shkurt dhe mars.
Gazeta Insajderi ka siguruar faturat e shpenzimeve, në bazë të kërkesës për qasje në dokumente zyrtare. Në to figuron se zyrtarëve të komunës u janë paguar edhe birra me taksa të qytetarëve.
Vetëm eventi sportisti i vitit i mbajtur në mars të këtij viti Komunës së Skenderajit i kushtoj për plotë 2, 800 euro, shkruan Gazeta Insajderi.
Në këtë faturë që e ka Insajderi, komuna nuk përmendur çmimet e pijeve dhe ushqimeve tjera, veç e veç por vetëm vlerën totale të kësaj darke.
Kujtojmë se Fadil Nura nga PDK-ja, me 17 tetor kishte dal i pari në zgjedhjet lokale madje edhe duke fituar garën pa balotazh në komunën e Skenderajt. Kështu Nura mori 57.99 për qind të votave, përballë Bekim Jasharit me 40.64 për qind.