Komuna e Skenderajt dhe OVL e UÇK-së protestojnë kundër vendimit të gjykatës për “Drenica I” – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna e Skenderajt dhe OVL e UÇK-së protestojnë kundër vendimit të gjykatës për “Drenica I”

    Insajderi
    18 November 2016 - 08:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në komunën e Skenderajt sot do të zhvillohet një protestë për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin për rastin “Drenica I”. Kjo Gjykatë dënoi kryetarin e komunës Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe pesë ish-komandantë të UÇK-së që vijnë nga ky regjion.

    Protesta është thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Këshilli i punëtorëve të administratës komunale në Skenderaj.

    “Protesta do të mbahet më datë 18 nëntor 2016 në Sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj nga ora 12:00”.

    “ Ftohen të gjithë qytetarët e Skenderajt që t’i bashkohen kësaj proteste, në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj dhe me kërkesën për vendim të drejtë nga Gjykata Supreme”, thuhet në njoftimin e Shoqatave të luftës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark