Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se ka biseduar me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherin, ku i ka ofruar mbështetje për tejkalimin e gjendjes së krijuar pas vërshimeve.
Muharremaj gjithashtu ka ngushëlluar familjen që ka humbur dy familjarë gjatë ditës së shtunë.
“Sapo kam biseduar me Kryetarin e Pejes Gazmend Muhaxheri për gjendjen e rëndë në Pejë. I kam ofruar gjithë mbështetjen tonë për tejkalimin e kësaj situate. Familjeve që humbën të dashurit e tyre ngushllime”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.