Komuna e Suharekës e udhëhequr nga Bali Muharremaj i AAK’së për tri vite rresht ka nënshkruar tri kontrata për ndërtimin e rrugëve në fshatin Greiçevc. Pavarësisht parave që u janë dhënë kompanive të kontraktuara, këto rrugë janë ende të pashtruara.
Asamblisti i Kuvendit Komunal të Suharekës nga radhët e LDK’së Urim Suka ka akuzuar pushtetin lokal për shkelje ligjore.
Suka tha se qeverisja e AAK’së në vitin 2022 ka lidhur kontrata për ndërtimin e rrugëve në lagjen Boka- vazhdim, rrugën Hajriz Xhema, rrugën Tetë Vëllëzrit, por që asnjëra nga to nuk është shtruar.
E pa rregulluar vazhdon të jetë edhe rruga ‘Esat Qarri’, për të cilën u nënshkrua kontrata në vitin 2021.
Për ndërtimin e lagjes Boka u nënshkrua kontratë edhe në vitin 2021 dhe 2020, por që nga pamjet në terren shihet se rruga atje është në baltë.
Pamje nga rrugët në lagjen Boka të fshatit Greiçevc.