Komuna e Vushtrrisë ka shpenzuar 3 mijë euro për blerjen e një enëlarëse për Institucionin Parashkollor “Foleja”, e cila funksionin në kuadër të kësaj komune.
Siç njofton Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, komuna e ka blerë këtë enëlarëse për nevojat e Institucionit Parashkollor “Foleja”.
“Furnizimi me një makinë për larjen e enëve, në pajtim me kërkesat e saktësuara si në Specifikimin Teknik të Dosjes së Tenderit, thuhet në përshkrimin e Komunës së Vushtrrisë në KRPP.
“Në pajtim me kërkesën e Njësisë së Kërkesës, makina do të dorëzohet dhe pranohet prej Komisionit për Pranim në depon e I.P. “ Foleja” në Vushtrri”, thuhet në njoftim.
Dhënia e kësaj kontrate është bërë dje me 14 prill, ndërkaq kompania që do ta furnizojë Komunën e Vushtrrisë me enëlarës është “Osa Termo Sistem” nga Rahoveci./Insajderi.com