Komuna nuk ka informacion se është djegur shtëpia e vjetër në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komuna nuk ka informacion se është djegur shtëpia e vjetër në Prizren

    Insajderi
    03 July 2016 - 15:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sikurse shumë objekte të vjetra të trashëgimisë kulturore në Kosovë, ish-hoteli Union në Prishtinë ose shtëpia monumentale e Xhafer Devës në Mitrovicë, edhe një objekt tjetër i trashëgimisë ka marrë flakë, sot në Prizren.

    Bëhet fjalë për shtëpinë e vjetër në Zonën Historike të Prizrenit. Ndërtesa, është aset i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme të MKRS-së, si pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike, Zonja Ndihmëtare. Kjo është hera e dytë që i vihet flaka së njejtës ndërtesë.

    E në Komunën e Prizrenit nuk e dinë për këtë.

    Ymer Berisha zëdhënës i Komunës së Prizrenit ka shprehur habi kur është kontaktuar nga Insajderi për të marrë informacione rreth vënies së flakës në këtë shtëpi.

    “Cila shtëpi? Jo për besë nuk kam ndonjë informacion, por nëse është shtëpi e vjetër kontaktoje ata të Qendrës Rajonale për Trashëgimi”, ka thënë Berisha për Insajderin.

    Në mars të këtij viti, e njëjta ndërtesë e  që është aset i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Kulturore nën Mbrojtje të Përkohshme të MKRS-së, si pjesë e Kompleksit të Kishës Katolike, Zonja Ndihmëtare, ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të pasqaruara nga organet e emergjencave dhe të sigurisë.

    Njejtë ka ndodhur edhe me 2 korrik por nuk dihet nëse i njëjti objekt që kohë më parë, nga pushteti lokal i Prizrenit i është dhënë në shfrytëzim Kishës Katolike të Kosovës ka shpëtuar.

    Gazeta tentuar ta kontaktojë edhe drejtorin e Qendrës Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Prizren, Samir Hoxhën por telefonin e ka pasur të shkyçur./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark