
Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Ndërmarrjen Publike Lokale “Ekosistemi” Sh. A, Shtime. Në vendim thuhet se Kjo ndërmarrje themelohet me 100% aksione nga Komuna e Shtimes që udhëhiqet nga VV.
Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryetari i kësaj Komunë ku thuhet se kjo ndërmarrje do të përkujdeset për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e hapësirave të gjelbra, duke i dhënë qytetit tonë pamje edhe më të bukur, më të pastër e më të organizuar.
“Pikërisht në ditën e djeshme kur hymë në stinën e lulëzimit e të gjelbërimit, në Qeveri u miratua Vendimi për themelimin e Ndërmarrjes tonë Komunale që do të quhet “Ekosistemi”.
Nga tani, Shtimja do ta ketë Ndërmarrjen e vet Komunale, e cila do të përkujdeset për mirëmbajtjen dhe zhvillimin e hapësirave të gjelbra, duke i dhënë qytetit tonë pamje edhe më të bukur, më të pastër e më të organizuar. “, thuhet në reagim.