×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Komuna urdhëron heqjen e orëve me flamuj turq të vendosur nga TIKA

    Insajderi
    18 August 2016 - 16:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi ka thënë se Drejtoria e Arsimit i ka dhënë urdhër shkollës që të hiqen orët nga klasat dhe gjithçka të kthehet në normalitet. Ai ka siguruar se komuna e Prishtinës në asnjë mënyrë nuk do të lejonte heqjen e fotove të Skënderbeut.

    Dramaturgu Gani Mehmetaj ka publikuar sot një lajm se në shkollën “Elena Gjika” në Prishtinë një firmë nga Turqia që kishte marrë përsipër lyerjen e shkollës, ka hequr portretet e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu dhe në çdo klasë ka vendosur nga një orë muri me flamurin e Turqisë.

    Mehmeti ka bërë të ditur këtë lajm duke u mbështetur në deklaratat që sipas tij ka marrë nga arsimtarët e kësaj shkolle, të cilët të zemëruar kanë kërcënuar se do të protestojnë kundër përdhosjes së shkollës dhe përpjekjes për shkombëtarizim.

    Lidhur me këtë çështje KultPlus ka kërkuar sqarim nga komuna e Prishtinës e cila e ka mohuar këtë lajm.

    Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Erzen Vraniqi ka thënë se kompania e cila është angazhuar për rregullimin e shkollës nuk e ka hequr foton e heroit kombëtar, por vetëm ka vendosur orët me emër të tyre dhe me flamurin turk.

    Vraniqi ka thënë se Drejtoria e Arsimit i ka dhënë urdhër shkollës që të hiqen orët nga klasat dhe gjithçka të kthehet në normalitet. Ai ka siguruar se komuna e Prishtinës në asnjë mënyrë nuk do të lejonte heqjen e fotove të Skënderbeut dhe se në rastet e tilla të mundshme do të kërkonte përgjegjësi.

    Kompania është kontraktuar për kryerjen e punimeve nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim.

    Në shkollën ‘Elena Gjika’ përveç nxënësve shqiptarë, vijojnë mësimet edhe nxënësit turq. Në këtë institucion arsimor janë katër klasë me nxënës të këtij komuniteti./KultPlus.com/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark