"Komunat nuk janë përgjegjëse për mungesën e ujit të pijes – përgjegjësia është e qeverisë dhe kompanive rajonale" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Komunat nuk janë përgjegjëse për mungesën e ujit të pijes – përgjegjësia është e qeverisë dhe kompanive rajonale”

    Insajderi
    27 August 2025 - 09:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka reaguar ndaj kritikave ndaj komunave për mungesën e ujit të pijes në disa zona të vendit.

    Sipas tij përgjegjësia për këtë çështje nuk qëndron te komunat, por te qeveria dhe kompanitë rajonale të ujësjellësit.

    “Është e padrejtë që komunat të fajësohen për mungesën e ujit të pijes, kurse përgjegjësia ligjore i takon kompanive rajonale dhe qeverisë. Komunat kanë bërë investime në rrjet, por pa investime qendrore në burime të reja dhe digë akumuluese nuk mund të ketë edhe përmisim të situatës, Në të njëjtën kohë, të gjitha pagesat për ujin e pijes dhe shërbimet e kanalizimit mblidhen nga kompanitë rajonale të ujësjellësit, dhe jo nga komunat”, tha ai.

    Ai tha se është shqetësuese pasi nuk ka investime në këtë drejtim.

    “Për këtë arsye, çdo mungesë e furnizimit apo problem në cilësinë e shërbimit është përgjegjësi ligjore dhe institucionale e KRU-ve dhe e qeverisë qendrore, jo e komunave. Sqarim mbi kompetencat Komunat e Kosovës, sipas ligjit, kanë përgjegjësi vetëm për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit. Pas përfundimit të investimeve, kjo infrastrukturë i kalon automatikisht në pronësi dhe menaxhim kompanive rajonale të ujësjellësit (KRU), të cilat janë nën mbikëqyrjen e Qeverisë së Kosovës. Mungesa e investimeve strategjike Është shqetësuese që nuk ka investime serioze në gjetjen e burimeve të reja të ujit të pijes dhe në ndërtimin e digave akumuluese. Pa projekte madhore në këtë drejtim, nuk do të mund të ketë edhe përmisim të situatës” deklaroi Ibrahimi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark