Komunat thirrje MAShTI-t që t’i sigurojë sa më parë librat shkollor – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunat thirrje MAShTI-t që t’i sigurojë sa më parë librat shkollor

    Insajderi
    23 August 2023 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asociacionit i Komunave të Kosovës ka thënë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dh Informacionit ka vonuar në shpërndarjen e teksteve mësimore.

    Në njoftimin e AKK-së thuhet se Kolegjiumi i Drejtorëve Komunal të Arsimit me shqetësim ka marrë lajmin e Ministrisë së Arsimit për çështjen e furnizimit me libra shkollor.

    “Për Drejtoritë Komunale të Arsimit, është me rëndësi që mësimi të fillojë pa vonesa dhe viti i ri shkollor të gjejë nxënësit me libra. Ne jemi të bindur që propozim vendimi i MASHTI-it do të krijojë vonesa dhe humbje efektive të mësimit”.

    “Ministria e Arsimit nuk ka njoftuar Komunat për propozimet e reja dhe ato nuk kanë pasur paraprakisht asnjë njoftim zyrtar nga ana e Ministrisë. Gjithsesi, si gjithmonë, Komunat janë të gatshme të ndihmojnë Ministrinë në shpërndarjen e teksteve shkollore”.

    “Për ne është e domosdoshme që Ministria e Arsimit të sigurojë sa më parë librat shkollor, që mësimi të fillojë në kohë, e që humbjet e orëve të mos përsëriten sikur vitin e kaluar. Në të kundërtën, barrën e vonesave do ta bartin nxënësit në mësimnxënie e prindërit në financim të librave”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark