Komunikimi Kosovë-BE, përvojat dhe synimet – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Komunikimi Kosovë-BE, përvojat dhe synimet

    Insajderi
    05 December 2016 - 08:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qendra për Promovimin e Zhvillimit (QPZH), në mbështetje të fondacionit gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES), organizon sot një Panel – Diskutim lidhur me komunikimin BE – Kosovë.

    Sipas njoftimit për media, është hera e parë që trajtohet ky aspekt i komunikimit.

    “Deri tani kanë dominuar çështjet e liberalizimit të vizave, MSA, fondet evropiane e të tjera. Tani është koha të trajtohet kjo çështje, e cila mund të jetë përfituese për Kosovën. Nga raportet e deritanishme, në opinion ishte krijuar një bindje se mjafton komunikimi BE – Qeveria e Kosovës. Duhet pranuar se BE ka përvoja të mira në komunikim me vendet aspirante, duke e ndjekur me kujdes procesin e përafrimit dhe të anëtarësimit në BE”, thuhet në njoftim.

    Në njoftim theksohet se  është me rendësi të shfrytëzohet përvoja në komunikim e BE-së me shtetet e anëtarësuara të Evropës Qendrore dhe Lindore.

    “Këtë përvojë duhet ta analizojnë dhe ta përvetësojnë edhe Shqipëria dhe Kosova për nevojat e tyre integruese. Të gjitha vendet aspirante dhe ato që e kanë filluar procesin e negociatave me BE, duhet t’i mobilizojnë potencialet e veta shoqërore dhe institucionale për të kuptuar drejt porositë që u dërgohen. Në të vërtetë, Kosova ka nevojë që të lexojë drejt raportet ndërkombëtare dhe të BE-së lidhur me progresin politik dhe ekonomik dhe hapat që duhet të ndjekë në të ardhmen”, theksohet tutje në njoftim.

    QPZH vlerëson se është rast i mirë që në këtë Panel – Diskutim të kemi involvim të panelistëve të cilët e kuptojnë këtë komunikim dhe të nxjerrin përfundime relevante se si të organizohet nga ana e Kosovës ky komunikim me BE-në.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark