×
  • Lajme
  • Analiza

    “Komunisti vogël, tash demokrat” – profil për rrugëtimin e Isa Mustafës

    Insajderi
    23 February 2021 - 10:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Visar Duriqi | Vranina Kelmendi

    Zgjedhjet parlamentare të fillim vitit, shënuan fundin epokës së kryesimit të LDK-së nga Isa Mustafa, kryetarit që pothuajse një jetë e ka në pushtet.

    Dha dorëheqjen.

    Ishte pritur që veprimin e njëjtë ta bënte gjatë fushatës së fundit zgjedhore, por nuk e bëri.

    E bëri veç pasi që krahasuar me zgjedhjet e fundit nacionale, kur e pa se partia e tij, të cilin e udhëheqte prej vitesh u degdis në 13%, apo përgjysmë më pak vota se sa kishte në tetorin e vitit 2019.

    Isa Mustafa në konferencë për media pas dorëheqjes

    InDoks, në episodin e fundit ka shpalosur historinë kontroverse të Isa Mustafës, kapërcimin nga një sistem komunist tek lëvizja më e vjetër demokratike në Kosovë.

    Si nisi karriera prej politikani e Isa Mustafës?

    Disa nuk patën mundësinë as që t’i afroheshin vendit të ceremonisë së vdekjes së liderit të Jugosllavisë komuniste, Jozef Broz Tito.

    Isa Mustafa, komunist në atë kohë, e pati fatin që ta përshëndeste për herë të fundit liderin e madh komunist. Ai ishte zgjedhur në atë kohë kryetar i Rinisë Shqiptare të Partisë Komuniste Jugosllave.

    Isa Mustafa në homazhe tek lideri komunist Jozef Broz Tito

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ku Mustafa e kaloi rrugën më të gjatë poltike ishte themeluar nga një shumicë akademikësh dhe ishte një ndër forcat kryesore politike në Kosovës deri në vitin 2004.

    Pas vdekjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova filluan përçarjet partiake e ndarjet, ku si pasojë e këtyre rrethanave erdhi figura që dikur ishte komuniste e pastaj ishte në qeveri në ekzil, Isa Mustafa.

    Mustafa e udhëhoqi LDK-në për më shumë se një dekade, ani pse nuk ishte parime të frymë rugoviste.

    Madje edhe kur ndërruan sistemet, ai e gjeti një deriçkë për tu futur në pushtet, po ashtu ndryshoi edhe balancin  politik, gjeti një udhë për tu ulur në karrige ku merren vendime.

    Për emisioni InDoks kanë folur disa nga themeluesit kryesor të kësaj partie.

    Ata asnjëherë nuk i besuan autokracisë së Isa Mustafës që kishte instaluar brenda partisë për interesat e tij personale.

    “Isa Mustafa në kohën kur u themelua LDK-ja ka qenë pjesë e qeverisë së Jusuf Zejnullahut, e një nomenklature krejt tjetër. Ardhja e tij ka qenë një paradok i madh, pasi ka ushtruar një presion të mad. Mustafa nuk  ka pasur asnjëhere frymë rugoviste, ka pasur një frymë  përqarëse. Riavancimi i Mustafës nga Fatmir Sejdiut ka ardhur në formë puqi”, ka thënë Milazim Krasniqi njëri ndër themeluesit e LDK-së.

    Isa Mustafa nuk ka në publik ndonjë fotografi domethënëse me themeluesin kryesor dhe njeriun që e qëndroi deri në vdekje në krye të LDK-së, e aq më pak ndonjë video ku ata shihen duke bashkëpunuar. Kjo mungesë afërsie me ish-presidentin Ibrahim Rugova ka qenë edhe njëri ndër hendikepet e Isa Mustafës në krye të LDK-së.

    Krasniqi, tash një profesor i gazetarisë, tregon një anë krejt tjetër të kësaj historie.

    “Në dijeninë time dhe unë kam dijeni për atë punë nga viti 1989-2000, kur unë kam dalë nga LDK-ja, Rugova kur çfarë bashkëpunimi me Isa Mustafën nuk ka pasur në asnjë variant”, ka shtuar  Krasniqi.

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), tashmë e sa vite nuk ka zhvilluar një kuvend për zgjedhjen e kryetarit të partisë në mënyrë të qetë; me tradhti e moslejimi për të marrë pjesë persona të caktuar në garën për kryetar/e.

    Çështja e mënyrës së kandidimit kishte zgjuar polemika në LDK edhe në të kaluarën.

    Më 2019, Isa Mustafa fitoi mandatin e tretë duke u zgjedhur kryetar me aklamacion. Atë kohë, ish-presidenti Fatmir Sejdiu ishte pretendent për kryetar. Por në kandidim mori vetëm 78 vota dhe pasi s’kishte marrë përkrahjen, e kishte lëshuar sallën. Pikërisht neni statutor që kërkon 50 për qind plus një votë për kandidatura, ishte pika që ai kërkonte të ndryshohej. Bashkë me të edhe disa anëtarë të tjerë të LDK-së kishin shprehur shqetësime për përzgjedhjen e Mustafës.

    “Isa Mustafa është munduar që të njëtjën përshtypje ta aplikoj përsëri që po bën kinse reforma , se kinse të gjithë anëtarët janë të rinjë. Kjo është një pasqyre e rrejshme për reformat, pasi nuk ka asnjë reformë vetëm është kthyer mbrapa dhe në një farë mënyrë ja ka pamundësuar secili të kandidojë për kryetar të LDK-së”, ka thënë Adem Salihaj që dikur ishte nga figurat kryesore në LDK.

    Isa Mustafa

    Salihaj thotë se për raportet e prishura mes Vjosa Osmanit e Isa Mustafës ishte munduar që ta bindte këtë të fundit që të binin në ujdi, për hatër të LDK-së, por dështoi.

    Kurse Milazim Krasniqi që dikur ishte në LDK, ka deklaruar së brenda saj ka shumë pak persona tashmë që mund ta mbrojnë mendimin e tyre poltik.  

    “Tashmë partitë kanë formuar elita dinamike e të fuqishme, ndërsa LDK-ja ka mbetur me figura të vjetra si pasojë të kësaj elektroali është shkëput ndaj saj. Merrni shikoni kush janë njerëzit LDK-ja që prodhojnë mendim politik aty mund të i gjeni 4-5 vetë njerëz që mundem dalë në publik  me mbrokt politikat e partisë, krejt janë disa njerëz që kalkulojnë mes vete  por nuk janë aftë mu ballfaqu me konkurrencën poltike në rritje”, ka thënë  Milazim Krasniqi.

    Më poshtë dokumentari i plotë i InDoks, prodhim i Gazetës Insajderi:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    22 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark